Paga minimale të jetë 27 700 denarë, propozon opozitarja LSDM për çka, siç paralajmëroi kryetari i partisë, Venko Filipçe, deri te Kuvendi do të parashtrojnë propozim ligj. Thotë se me rritjen e çmimeve të shpenzimeve bazë për jetesë, posaçërisht me politikat ekonomike të gabuara të pushtetit, vlera e pagës mesatare është ulur për rreth 1 mijë denarë. Filipçe i bëri thirrje shumicës që të mbështes këtë propozim ligj.

“Sot në kushte të pasigurisë së madhe ekonomike, si opozitë serioze propozojmë ndryshime dhe plotësime të ligjit për pagë minimale. Me ndryshimet parashohim që paga minimale të rritet në 27.700 denarë që është rritje për 12.3%. Me këtë jo vetëm se do të sigurojmë stabilitet financiar për punëtorët por do të ndikojmë edhe në rritjen e pagës mesatare”, tha lryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Nga VMRO-DPMNE thonë se nuk do t’i përkrahin ndryshimet ligjore. Deputeti Bojan Stojanovski nga kjo parti thotë se LSDM nuk di matematikë për shkak se me rritjen prej mbi 12% nuk dalin 27.700 siç pohojnë ata.

“VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të përkrahë një zgjidhje të tillë për disa arsye. Së pari për shkak se z. Filipçe dhe partia e tij e propozuan zgjidhjen ligjore e cila në mënyrë të rreptë tregon se harmonizimi i pagës minimale do të jetë në mars. Numrat e rritjes së pagës minimale, të paktën siç tha lideri i LSDM janë 12,3% dhe nëse shtoni 12%, rritja e re do të ishte 25.342 e assesi 27.700”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Kreu i Sindikatës Sllobodan Trëndafillov me komentim për propozimin e LSDM-së, tha se kur ishin në pushtet nuk pranuan rritje të pagës minimale.

“Që të jeni më të ndryshëm nga LSM-ja pse jo 600 euro por 450 euro? Për shkak se kur Sindikata kërkoi derisa ishit në pushtet, thoshit se nuk është e mundur! Beteja vazhdon”, deklaroi Sllobodan Trëndafillov .
Shporta e konsumatorëve për shtator të këtij viti ishte 61.306 denarë ndërsa çmimet e produkteve bazë ushqimore vazhdimisht po rriten.