Audi ka prezantuar superveturën e re sportive Nuvolari, duke shënuar rikthimin e markës në segmentin e performancës së lartë.
Modeli hibrid zhvillon 1001 kuaj/fuqi, duke u renditur ndër më të fuqishmit në historinë e Audi-t. Nuvolari do të prodhohet në vetëm 499 njësi, ndërsa dorëzimet e para priten në gjysmën e parë të vitit 2027.
Supervetura arrin shpejtësi mbi 350 km/h dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.6 sekonda. Audi e përshkruan atë si një kombinim të teknologjisë së avancuar, aerodinamikës aktive dhe sistemit hibrid me performancë të lartë.
