Kylian Mbappé po përgatitet për Botërorin e tij të tretë, të parin si kapiten i Francës. Ai thekson rëndësinë e këtij roli, që erdhi pas finales së humbur më 2022 ndaj Argjentinës, ku u bë lider i kombëtares transalpine.
“Ka qenë një përgjegjësi e re dhe erdhi në momentin e duhur… Është nder ta mbash shiritin e kapitenit të vendit tënd. Më ka ndihmuar të mësoj dhe të bëj një hap përpara”, – u shpreh ai. Mbappé ka 97 paraqitje dhe 56 gola me Francën. Ai kujtoi idhujt e tij; Hugo Lloris si kapiten dhe Zinedine Zidane si frymëzim fëmijërie.
Duke folur për finalen e Botërorit 2022, pranoi: “A e kam rishikuar atë finale? Jo, kurrë. Nëse do ta shikoja, do të rizgjoja demonët e vjetër. Duhet të ecim përpara. Humbëm ashtu si humbëm, asgjë nuk kthehet pas”.
Ai shtoi se humbja me penallti është “gjëja më e egër” për çdo futbollist. Tani synimi i tij është të udhëheqë Francën drejt një tjetër titulli botëror.
The post Mbappé: Nuk e kam rishikuar kurrë finalen ndaj Argjentinës, pse t’i rizgjoj demonët e vjetër… appeared first on Telesport.
