Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth hodhi kritika ndaj vendeve evropiane për atë që e cilësoi si “pushtim” të emigrantëve në brigjet e tyre.

Hegseth foli në Normandi, 82 vjet pas operacionit D-Day, kur forcat aleate zbarkuan në brigjet franceze për të çliruar Europën Veriperëndimore të pushtuar nga Gjermania naziste në vitin 1944.

“Fatkeqësisht, sot plazhe të tjera evropiane po sulmohen nga ideologji të tjera të rrezikshme”, deklaroi Hegseth.Plazhet në Spanjë, Itali, Greqi dhe Bullgari. Varka dhe burra mbërrijnë çdo ditë. Kur do të bëjnë diçka kryeqytetet evropiane për këtë pushtim?, u shpreh ai.

Emigracioni është kthyer në një nga çështjet më të debatueshme politike në Evropë, ndërsa partitë që mbështesin politika më të ashpra ndaj emigracionit po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje në sondazhe.

Gjatë fjalimit në Francë, Hegseth tha gjithashtu se disa kryeqytete evropiane janë bërë tepër “komode” me liritë e fituara me shumë sakrifica, duke harruar se “liria nuk është falas.

Komentet e Hegseth përbëjnë një tjetër kritikë ndaj politikave europiane të emigracionit nga zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Donald Trump.