Sipas Gazzetta dello Sport, pas miratimit të trajnerit Cristian Chivu, Inter do të nisë zyrtarisht bisedimet me Udinesen pë transferimin e mundshëm të Oumar Solet. Qendërmbrojtësi francez ndiqet prej muajsh nga klubi zikaltër.
Ndryshe nga sa pritej, Inter nuk do të kërkojë blerjen direkte të lojtarit, por preferon huazimin me detyrim blerje. Klubi zikaltër është i gatshëm të paguajë 2.5 milionë euro për huazimin dhe më pas blerjen e detyrueshme, për shifrën që i afrohet kërkesave të Udinese.
Në anën tjetër, Udinese është e vendosur për transferimin përfundimtar për shifrën 25 milionë euro. Për qendërmbrojtësin ka interes konkret edhe nga klube nga Premier League, por dëshira e tij është të transferohet vetëm tek Inter.
The post Inter me propozim të ri për Udinesen për Oumar Solet. Ja plani i zikaltërve appeared first on Telesport.
