Kina ka investuar mbi 110 milionë juanë (rreth 16.15 milionë dollarë amerikanë) në një projekt ruajtjeje të dorëshkrimeve të lashta, duke përfshirë dorëshkrimet me gjethe palme të Pallatit Potala, në Rajonin Autonom Xizang të Kinës Jugperëndimore, thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

Projekti u lançua në vitin 2018. Dy fazat e para kanë përfunduar dhe kanë kaluar vlerësimin përfundimtar, ndërsa faza e tretë është duke u zhvilluar dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti, sipas Administratës rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Përmes tre fazave të këtij projekti, janë restauruar 893 shkrime me gjethe palme dhe 10.401 artefakte prej letre tibetiane, ndërsa ka përfunduar katalogimi i 15.000 shkrimeve me gjethe palme. Përveç kësaj, më shumë se 36.000 dokumente të lashta janë digjitalizuar dhe përpunuar nëpërmjet njohjes së tekstit.

Përparime të mëdha u arritën në restaurim, konservim, arkivim digjital, zhvillim standardesh teknike dhe trajnimin e talenteve lokale të konservimit.

Në Pallatin Potala, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, gjenden gati 40.000 koleksione librash dhe dokumentesh të lashta në gjuhë të shumta. Ndër koleksionet më të rëndësishme janë shkrimet e shenjta të shkruara në rreth 30.000 gjethe palme.