Organizatorët e grand slam të Wimbledon kanë njoftuar një rritje rekord prej 20% të premios që do t’u japing tenistëve gjatë turneut që do të nisë pas 10 ditësh, duke e çuar totalin në 74.5 milionë euro. Turneu londinez i përgjigjet kërkesave të tenistëve, të cilët, megjithatë, vazhdojnë të kërkojnë një pjesë më të lartë të të ardhurave të grand slam.

Ndërsa kjo shifër korrespondon me 15.2% të të ardhurave, pragu prej 22% i treguar është ende larg arritjes. Gjithsesi, kjo është  rritja më e lartë në përqindje në historinë e turneut. Rritja e afron Wimbledon ndjeshëm me US Open, aktualisht turneu grand slam me premiot më të larta.

Fituesit do të fitojnë 3.6 milionë paund, ndërsa ata që eliminohen në raundin e parë do të marrin 80,000 paund. Kompensimi për raundet e ndërmjetme dhe raundet kualifikuese gjithashtu pati rritje të konsiderueshme, me shifra në disa raste që i afrohen niveleve të turneut të Nju Jorkut.

The post Wimbledon bën rritjen më të madhe të premios në histori për tenistët, arrin shifrat rekord appeared first on Telesport.