Një punonjës 52-vjeçar i EVN-së nga Kriva Pallanka ka ndërruar jetë derisa po kryente detyrat e punës në rajonin e fshatit Ogut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
​Rasti është denoncuar më 16 qershor në ora 13:00 në DPB Kriva Pallankë nga Institucioni Shëndetësor Publik i qytetit, pasi në vendin e quajtur “Poljana” ishte gjetur një person pa shenja jete.

​Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se bëhet fjalë për personin S.J. (52) nga Kriva Pallanka, i punësuar në EVN, i cili ka vdekur gjatë kryerjes së obligimeve të punës.

Grand Kozmetik
​Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore, me qëllim që të vërtetohen shkaqet e sakta të vdekjes.