Artistët krijuan vepra të reja në nder të piktorit të madh me origjinë nga Kërçova, Omer Kaleshi, duke e kthyer qytetin në një hapësirë krijimtarie, frymëzimi dhe dialogu kulturor.
Kjo koloni nuk është vetëm një aktivitet artistik, por përcjell mesazhin se Kërçova ka potencial të bëhet qendër e rëndësishme kulturore në rajon. Përmes veprave të tyre, artistët po ndërtojnë ura mes vendeve, kulturave dhe brezave.
Organizatorja e kolonisë, Lulzime Osmani, tha se artistet kanë qenë të lirë që brenda katër ditësh të krijojnë punimet që duan.
Artistë nga vende të ndryshme të rajonit theksuan rëndësinë e kësaj kolonie duke kujtuar me shumë respekt piktorin Omer Kaleshi.
Synimi është që kjo koloni të shndërrohet në një traditë të qëndrueshme kulturore, e cila do ta vendosë Kërçovën në hartën e ngjarjeve të rëndësishme artistike në rajon dhe më gjerë, duke krijuar lidhje të reja mes artistëve, institucioneve kulturore dhe dashamirëve të artit.
