Pas brazimit 2-2 ndaj Japonisë në ndeshjen e parë, pas të cilit mori kritika të shumta, Holanda fitoi dje 5-1 ndaj Suedisë, duke treguar fytyrën e saj të vërtetë.

Menjëherë pas kësaj fitoreje, mesfushori i “Tulipanëve”, Frenkie de Jong, nuk u kursye aspak ndaj atyre njerëzve që kritikuan atë dhe shokët e tij, pas barazimit në ndeshjen e parë.

“Kam përshtypjen se shumë njerëz nuk e kuptojnë futbollin. Ata e shikojnë, por nuk e kuptojnë. Nuk është diçka e keqe, por është qesharake.

Dëgjoj njerëz që thonë se nuk bëj pasime, por nuk është e vërtetë. Ata nuk shikojnë. Gjithçka varet nga loja”, tha mes të tjerash De Jong.

The post “Shumë njerëz nuk e kuptojnë futbollin. Disa thonë se nuk di të bëj pasime…”, Frenkie de Jong nuk përmbahet dot ndaj kritikuesve appeared first on Telesport.