Gazetari i njohur spanjoll, Ramon Alvarez, ka zbuluar se Real Madrid ka vendosur të riaktivizojë të drejtën e rikthimit të Nico Paz për shifrën 10 milionë euro.
Pas rikthimit të yllit të ri argjentinas, Real Madridi do t’i ofrojë Como-s mundësinë të transferojë Nico Paz për shifrën 60 milionë euro dhe një klauzolë të re riblerjeje për shifrën 80 milionë euro.
Nëse klubi italian refuzon këtë propozim për të blerë përfundimisht Nico Paz për 60 milionë euro, Real Madridi do ta nxjerrë argjentinasin në treg për një tarifë edhe më të lartë, pa klauzolë blerjeje në të ardhmen.
Përveç Interit, që ka kohë që e ndjek këtë situatë, për Nico Paz ka interes konkret edhe nga klubet e mëdha të Premier League. E ardhmja e 21-vjeçarit argjentinas do të vendoset njëherë e mirë pas përfundimit të Botërorit.
The post Real Madrid rikthen përfundimisht Nico Paz dhe i vendos kushtin e fortë Como-s appeared first on Telesport.
