Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka hequr dorë nga titujt e tij botërorë të peshave të rënda të kategorive WBC, WBA dhe IBF. Lajmin e konfirmnoi vetë boksieri i pamposhtur (25 fitore).
Usyk, i cili vjen pas një fitoreje të diskutueshme me ndalesë në sekondën e fundit të raundit të 11-të ndaj legjendës së kikboksit Rico Verhoeven, ka vendosur të heqë dorë nga tre titujt kampionë, një veprim që e ka hapur plotësisht divizionin e peshave të rënda.
Megjithatë, ukrainasi nuk do të tërhiqet nga sporti ende, pasi zbuloi se do të luftojë për herë të fundit para se të varë dorezat. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Usyk, tha: “Është një ditë e mirë për të thënë se dua të heq dorë nga të gjitha rripat që mbaj aktualisht. Dua t’i bëj të disponueshme në mënyrë që djemtë që janë të radhës të mund të luftojnë për to”.
“Po i lë rripat, por nuk po e lë sportin sepse ende kam vallëzimin tim të fundit. Dua t’i falënderoj të gjithë. Kam respekt të madh për të gjitha organizatat. Dua t’i falënderoj të gjithë dhe të them më shumë për të ardhmen
Në mbishkrimin e postimit të tij në rrjetet sociale, Usyk shkroi: “Ky është një vendim i menduar mirë që jam i bindur se do të hapë mundësi të reja për mua. Ky nuk është fundi i historisë. Vazhdimi është përpara.”
Usyk, një nga peshat e rënda më të mëdha të kësaj gjenerate, ka qenë kampion në këtë divizion që nga viti 2021 kur rrëzoi nga froni Anthony Joshua. Ai mbajti dy herë titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda dhe është gjithashtu një ish-kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda.
The post Usyk nxjerr vakant titujt kampionë bote në peshën e rëndë por nuk tërhiqet: Kam ende një “vallëzim” të fundit appeared first on Telesport.
