Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka treguar edhe një herë anën e tij njerëzore, duke emocionuar portierin e Kepit të Gjelbër, Vozinha, pas përfundimit të ndeshjes.

Në një rrëfim të publikuar nga gazetari Fabrizio Romano, Vozinha zbuloi se Messi iu afrua menjëherë pas takimit dhe e përgëzoi për paraqitjen e tij.

“Messi erdhi tek unë pas ndeshjes, më përqafoi dhe më tha: ‘Ti je i shkëlqyer. Populli yt duhet të jetë krenar për ty.’ Ishte një moment i jashtëzakonshëm për mua”, tha Vozinha.

Portieri shtoi se fjalët e një legjende si Messi kishin një domethënie të veçantë.

“Të dëgjosh fjalë të tilla nga dikush si Leo Messi do të thotë shumë. E falënderova dhe i thashë: ‘Faleminderit Leo, ti je më i miri.’ Më pas e pyeta nëse mund t’i ndërronim fanellat. Leo më tha se do të ma jepte në tunel pas intervistave.”

Në fund, Vozinha theksoi se ky është një kujtim që nuk do ta harrojë kurrë.

“Momente si këto mbeten të gdhendura në zemër përgjithmonë.”