Leo Messi po e udhëheq Argjentinën në Botërorin që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ndërsa shënon me ritëm të lartë, jashtë fushës është përfshirë në qendër të një trekëndëshi dashurie. Më saktë, është rikthyer në një histori që ngjall kuriozitet në mbarë botën.

Pas fitores së vështirë të Argjentinës ndaj Kepit të Gjelbër, Messi u ndal për intervistat e zakonshme me gazetarët. Mes tyre ishte edhe gazetarja argjentinase Sofía Martínez, të cilën 8 herë fituesi i “Topit të Artë” e njeh prej kohësh. Kur e pa, sulmuesi iu afrua, e puthi në faqe dhe bëri shaka me zërat për një flirt të mundshëm:

“Nëse të shikoj, thonë ‘pse e shikove?’ Nëse të përshëndes, pyesin ‘pse e përshëndete?’” Sofía e priti me buzëqeshje batutën dhe më pas vazhdoi me pyetje sportive. Videoja u bë menjëherë “virale”, duke ringjallur thashethemet për një lidhje të mundshme.

Gjithçka kishte nisur në Botërorin e Katarit 2022, kur gazetarja i kishte bërë një falënderim publik Messit para finales. Më pas, Messi e kishte vlerësuar publikisht punën e saj, duke nxitur spekulime dhe zëra për kriza familjare dhe tensione në kampin argjentinas.

Media argjentinase ka përmendur edhe xhelozinë e supozuar të Antonela Roccuzzo, e cila thuhet se është e shqetësuar nga situata. Megjithatë, Sofía Martínez ka treguar se Antonela i ka dërguar mesazh duke e qetësuar: “Sofi mos u shqetëso, mos iu jep rëndësi budallallëqeve”, duke mohuar çdo tension apo xhelozi.

 

The post Messi bën shaka me gazetaren, rikthehen zërat për një “flirt”. Antonela xheloze appeared first on Telesport.