Një vajzë 14-vjeçare nga Kavadari ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një luhatëse në një park në Gostivar. Sipas njoftimit të policisë, rasti është paraqitur në orën 20:20, kur nga Qendra Mjekësore në Gostivar është njoftuar se në spital ishte sjellë pa shenja jete e mitura Sh.N., me vendqëndrim në Gostivar, përcjell TV21. Sipas të dhënave fillestare, vajza ishte rrëzuar nga luhatësja në park. Mjeku kujdestar në orën 20:55 ka konstatuar vdekjen e saj. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa me urdhër të tij trupi është dorëzuar për obduksion, me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
