BDI-ja thotë se Bilall Kasami edhe një herë dëshmoi para qytetarëve pafuqinë e tij politike dhe institucionale. “Në pamundësi për të marrë përgjegjësi dhe për të zgjidhur problemet e Tetovës, tani tenton ta kamuflojë dështimin e tij me teori për zgjedhje të reja për Këshillin e Komunës së Tetovës. Për hir të së vërtetës, BDI si pikë të rendit të ditës nuk e ka propozuar listën e njëjtë të emrave të abroguar nga Gjykata Kushtetuese.
Lista e propozuar përmban gjithsej 67 emra dhe, rrjedhimisht, kjo çështje nuk mund të përdoret si shkak apo pretekst për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës”, thonë nga BDI-ja. Ata kërkojë bashkëpunim të Kasamit me këshilltarët ose thonë që ai të japë dorëheqje të menjëhershme nga posti i Kryetarit të Komunës së Tetovës dhe le të shkohet në zgjedhje.
The post BDI akuzon Kasamin për paaftësi politike dhe shmangie të përgjegjësisë appeared first on Alsat.
