Bota e futbollit është tronditur nga lajmi për vdekjen e futbollistit 25-vjeçar të përfaqësueses së Afrikës së Jugut, Jayden Adams. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
Adams së fundmi ishte pjesë e përfaqësueses së Afrikës së Jugut në Kampionatin Botëror, ku përfaqësoi vendin e tij në skenën më të madhe të futbollit. Rrethanat e vdekjes së tij ende nuk dihen, ndërsa familja ka kërkuar privatësi në këtë periudhë të vështirë.
Portali “Soccer Laduma” raportoi se lajmi është konfirmuar nga avokatja dhe mentorja e futbollistit, Brendine Johnson, e cila foli në emër të familjes. Klubi i tij nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar ende informacionin. Johnson shtoi se kishte biseduar me Adams vetëm pak ditë më parë dhe se ai kishte qenë shumë pozitiv.
