Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites në shumë vende pritet mot i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here edhe më e fuqishme. Në pjesët perëndimore era do të fryjë nga perëndimi, ndërsa në pjesët lindore nga veriperëndimi.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë pasdites, në disa pjesë të luginës pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fuqishme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.
