Kun Aguero mendon se Julian Alvarez do të qëndrojë tek Atletico Madrid, të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Në një intervistë të fundit për Onda Cero, Aguero mendon se Julian Alvarez dhe Atletico Madrid mund të zgjidhin situatën mes tyre me një bisedë.
“Alvarez është shumë i ndershëm dhe ndoshta kjo i zemëron njerëzit. Kjo gjë më ndodhi mua te Atlético. Sigurisht, mendoj se ai mund të qëndrojë tek Atletico. Gjërat mund të zgjidhen me një bisedë, por duhet të shohim edhe si ndihet ai. Ndoshta drejtuesit e Atletico duhet të ulen e të flasin me të”, tha Aguero.
Vetë sulmuesi ka lënë të kuptohet disa herë se kërkon largimin nga Atletico. Në anën tjetër, klubi madrilen shprehet me bindje të plotë se llogarit sulmuesin argjentinas për sezonin e ri dhe nuk e mendon largimin e tij.
The post Kun Aguero ka një lajm të keq për Barcelonën: Ai ndoshta nuk do të vijë… appeared first on Telesport.
