Edhe dita e sotme, që është dita e dytë e takimit të Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore të Maqedonisë dhe Bullgarisë, kaloi duke u njoftuar mes vete anëtarët, pasi kohë më parë u ndryshua përbërja e pjesës maqedonase të Komisionit. Bashkëkryesuesi me ekipin bullgar Angell Dmitrov tha se shumë shpejt do t’i vazhdojnë negociatat.
“Ne filluam disa diskutime të gjata për prezantimin e kryepeshkopatës së Ohrit në shekullin 11-të dhe meqenëse kolegëve tanë u duhet kohë për të hyrë në këtë problematikë, vendosëm ta lëmë atë për seancën e ardhshme, e cila do të jetë në Sofje. Nuk kemi diskutuar më për temat që kanë të bëjnë me recensionin e teksteve për klasën e shtatë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, por kemi filluar të punojmë në protokollet nga seancat e kaluara”, tha Angell Dimitrov – bashkëkryesues i Komisionit të përzier.
