Franca mbyll sot rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, ku do të përballet në “finalen e vogël” ndaj Anglisë për vendin e tretë. Menjëherë pas përfundimit të Botërorit, ylli i Francës, Michael Olise, do të jetë protagonisti kryesor i merkatos.

BILD ka zbuluar së fundmi se Olise iu ka treguar shokëve të kombëtares dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich këtë verë dhe për t’u transferuar te Real Madrid.

Po në një reagim për BILD, ish-kapiteni i bavarezëve, legjenda Lothar Matthäus, ka zbuluar lëvizjen e radhës që do të bëjë ish-klubi i tij.

“Personalisht, mund ta kuptoj dëshirën për të luajtur për Real Madridin. Cilido lojtar dëshiron të luajë për Real Madridin në një moment të caktuar. Por, jam i bindur se Bayern nuk do të pranojë asnjë lloj bisede. Ata thjesht do të qeshin me titujt kryesorë.

Besoj se mundësia që Olise të luajë për Real Madridin vitin e ardhshëm është praktikisht zero. Mendoj se Bayern do t’i zgjasë kontratën dhe do t’i rrisë pagën”, tha Matthäus.

The post Olise kërkon të transferohet te Real Madrid, legjenda Matthäus zbulon lëvizjen e bujshme që do të bëjë Bayern appeared first on Telesport.