Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se deklaratat e ministres serbe kanë shkaktuar reagime ndërkombëtare, ndërsa sipas tij, Tirana zyrtare nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Kreu i PD-së e kritikoi ashpër Ramën, duke e akuzuar se po mban një qasje të afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe se nuk po mbron interesat e shqiptarëve.
“Republika e Kosovës e ka shpallur non-grata. Edi Rama dhe zëdhënësi i tij i turpit në Ministrinë e Jashtme kanë heshtur si fija e barit. Dhe jo vetëm heshtur, por Edi Rama deklaroi se nuk mund të përfshihet në histerizma sa herë një çyryk flet këto apo ato. Edi Rama është një skllav, një vasal i Vuçiçit. Ta kuptojnë shqiptarët mirë se ç’janë këta, ç’përfaqësojnë, që nuk pranojnë dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Dhe tani kur ministrja e Aleksandër Vuçiçit deklaron se duhej spastruar etnikisht Kosova, Edi Rama e quajti një çyryke. Ajo është një raciste e egër antishqiptare e cila në të gjitha ligjet e botës meriton dënimet më të rënda. Por Rama është argat i Vuçiçit, armik i egër i shqiptarëve dhe qenies së tyre,” deklaroi Sali Berisha, Kryetar i PD-së. /Alsat.mk
The post Berisha: Rama nuk po mbron interesat e shqiptarëve appeared first on Alsat.
