Triumfi i Spanjës në Kupën e Botës 2026 ishte mbi të gjitha suksesi i Luis de la Fuente. Pas fitores në finale ndaj Argjentinës, trajneri i “La Roja” hyri në historinë e futbollit botëror duke u bërë tekniku më i vjetër që ka fituar një Kupë Bote.

Trajneri spanjoll e ngriti trofeun në moshën 65 vjeç e 29 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Vicente del Bosque, kampion bote me Spanjën në vitin 2010, në moshën 59-vjeçare. Në vendin e tretë të kësaj renditjeje speciale ndodhet Marcello Lippi, i cili udhëhoqi Italinë drejt titullit botëror në vitin 2006, kur ishte 58 vjeç.

De la Fuente, protagonist i një karriere të gjatë në ekipet kombëtare të moshave të Spanjës përpara se të merrte drejtimin e kombëtares së parë, shton kështu një tjetër arritje të madhe në rrugëtimin e tij. Në mënyrë interesante, në të kaluarën ai ka qenë edhe pedagog i Lionel Scalonit gjatë kursit për marrjen e licencës së trajnerit në Spanjë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Në rrjetet sociale nuk munguan as komentet me humor për një tjetër veçanti. Shumë tifozë u tallën duke thënë se De la Fuente ka “thyer mallkimin” e trajnerëve krejtësisht tullacë, pasi asnjë teknik pa flokë nuk kishte arritur më parë të fitonte një Kupë Bote.

Në anën tjetër të renditjes ndodhen trajnerët më të rinj që kanë triumfuar në Botëror: Alberto Suppici, kampion me Uruguajin më 1930, vetëm 31 vjeç; Mário Zagallo, fitues me Brazilin më 1970 në moshën 38 vjeç; César Luis Menotti, që udhëhoqi Argjentinën drejt titullit më 1978, në moshën 39 vjeç.

 

The post De la Fuente, trajneri më i vjetër që fiton një Kupë Bote. Parakalon Del Bosque dhe Lippi appeared first on Telesport.