Pas suskesit dhe formës së jashtëzakonshme që tregoi në Kupën e Botës, ku u vlerësua edhe si i “MVP-ja” i Botërorit, Rodri është një nga emrat më protagonist në merkato.
Për spanjollin është folur vazhdimisht për një transferim të mundshëm te Real Madrid. Sipas raportimeve të fundit nga RMC Sport, PSG i është bashkuar garës për Rodrin.
Drejtuesit e PSG-së ka kontaktuar Manchester City-n për të pyetur rreth kushteve të një transferimi të mundshëm të mesfushorit spanjoll. Edhe pse transferimi i një mesfushori nuk ishte ndër prioritetet e PSG-së këtë verë, profili i lojtarit më të mirë të këtij Botërori përfaqëson një mundësi tregu që klubi parizien nuk dëshiron ta humbasë.
Në anën tjetër, te Manchester City nuk i kanë humbur ende shpresat për një rinovim me Rodri-n, kontrata aktuale e të cilit skadon në qershor të vitit 2027. megjithatë, shanset më të mëdha janë që Rodri të largohet këtë verë nga “Qytetarët”
The post Real Madrid rrezikon të mbetet duarbosh, PSG ka gati surprizën e verës appeared first on Telesport.
