Vinicius Junior është kthyer në çështje te Real Madrid. Sulmuesi brazilian dhe drejtuesit e klubit madrilen nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Klubet e tjera po monitorojnë me kujdes situatën dhe në rast se rinovimi i kontratës nuk vjen, atëherë Vinicius Junior mund të jetë goditja më e madhe e kësaj vere.
Pasditen e sotme është raportuar nga shumë medie që Arsenal është gati të bëjë çmendurinë për anësorin brazilian, nëse ky i fundit nuk rinovon me Real Madridin.
Ndërkohë, The Telegraph zbulon se Jose Mourinho i ka kërkuar Florentino Perez-it të rinovojë me Vinicius Junior, pasi e sheh brazilianin si pjesë të rëndësishme të projektit të tij.
Sipas raportimit në fjalë, Mourinho është i vendosur të kundërshtojë çdo përpjekje të mundshme të Arsenalit, nëse provon të transferojë Vinicius Junior.
The post Perez dhe Vinicius Junior nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, Mourinho me kërkesë të qartë për presidentin appeared first on Telesport.
