Paolo Maldini mund të braktisë postin e Drejtorit Teknik tek Italia, pa kaluar ende një muaj nga zyrtarizimi i tij në këtë detyrë. Arsyeja ka të bëjë e gjitha me Andrea Pirlon.
Pas përgjigjeve negative të Carlo Ancelotti-t dhe Pep Guardiolës, Maldini bashkë me Leonardon zgjodhën Andrea Pirlon për t’i besuar stolin e kombëtares. Kur pritej zyrtarizimi i marrëveshjes, del në skenë një çështje e papritur.
Në Itali ka plasur një debat i madh, për shkak të lidhjes së Andrea Pirlos me një kompani bastesh ruse, ku ai mban postin e Ambasadorit global. Ajo që ka nxitur debat nuk është se Pirlo dyshohet për ndonjë shkelje konkrete, por shihet më shumë si problem etik dhe politik, duke ditur marrëdhënien mes Italisë dhe Rusisë, që ka ngecur që kur nisi situata me Ukrainën.
Kreu i FIGC, Giovanni Malago ka kërkuar një shqyrtim në detaje të lidhjes se Pirlos me kompaninë në fjalë. Për këtë arsye, emërimi i Pirlos në krye të Axurrëve nuk është më i sigurt.
Në anën tjetër, La Gazzetta dello Sport zbulon se Maldini ka “kërcënuar” Federatën, në rast se Pirlo nuk zyrtarizohet si trajneri i ri, ai do të japë dorëheqjen nga posti që mban.
The post E BUJSHME: Maldini do të largohet nga posti pa mbushur ende një muaj? Ish-kapiteni “kërcënon” Federatën appeared first on Telesport.
