Çiklisti slloven Tadej Pogacar është shpallur fitues i edicionit nr.113 të Turit të Francës, turneu më i rëndëshëm i sportit të biçikletës. Pasi mori fanellën e verdhë që në etapën e 6-të, ai e ruajti atë deri në fund, duke triumfuar për të pestën herë.

Ky ishte suksesi i tretë radhazi i Pogacar, që garon me skuadrën e UAE Team Emirates XRG. Në përfundim të 21 etapave, ai dha kohën e përgjithshme 73h56’26”. Slloveni arriti të fitojë 5 etapa në këtë edicion.

Në vendin e dytë, me më shumë se 6 minuta diferencë nga fituesi, u klasifikua belgu Remco Evenepoel. Në podium u ngjit edhe meksikani Isaac De Toro (i treti), me gati 10 minuta më shumë se vendi i parë.

The post Tadej Pogacar një përbindësh, dominon dhe triumfon për të pestën herë në Turin e Francës appeared first on Telesport.