Nga Australia, trajneri Ruben Amorim foli për Milan për të ardhmen e patriotit të tij Rafael Leao, i cili do të mbërrijë nesër për të nisur fazën përgatitore me kuqezinjtë por që është në merkato. Ai foli edhe për përgjegjësinë e stërvitjes së një klubi fitues si Milan.
Fjalët e trajnerit portugez drejtuar Leao, i cili doli në treg në fund të majit, ishin domethënëse: “Nuk është shumë e komplikuar se çfarë do të bëjmë. Për mua, skuadra është gjëja më e rëndësishme. Do të flas me Rafael, me Ramos, me Saelemaekers dhe të gjithë lojtarët që kthehen nga Kupa e Botës për të shpjeguar se çfarë do të bëjmë”.
“Ata tashmë e dinë se çfarë do të thotë të luash për një klub si i yni. E di që ka shumë thashetheme për disa nga lojtarët tanë, por ata janë tanët derisa të mos ndryshojë fanellën. Dh e përsëri, qëllimi është të përgatisim skuadrën për ndeshjen e parë, dhe kjo është ajo në të cilën jemi përqendruar
“Të gjithë do të stërviten dhe do të luftojnë për një vend në këtë skuadër, kjo është e sigurt. Unë i trajtoj lojtarët ndryshe sepse janë njerëz unikë, por rregullat vlejnë për të gjithë. Nuk i ndërlikojmë gjërat. Bëhet fjalë për stërvitjen, argëtimin, ndihmën ndaj skuadrës, ndarjen e shumë gjërave me tifozët dhe përgatitjen e lojtarëve“, tha Amorim.
The post Amorim: Leao është ende i Milan për sa kohë vesh këtë fanellë, kjo vlen edhe për të tjerët appeared first on Telesport.
