Gianni Infantino ka hapur dyert e FIFA-s për kapitalin privat, duke shkaktuar një përplasje të fortë me UEFA-n. Krijimi i kompanisë “FIFA Forward Enterprise” (FFE) synon të mbledhë 4.2 miliardë dollarë duke shitur paketa minoritare të të drejtave të Botërorit.
Holding-u i ri vlerësohet rreth 20 miliardë dollarë dhe do të menaxhojë ekskluzivisht të drejtat dhe organizimin e Kupës së Botës dhe Botërorit për Klube. Ndër investitorët e mundshëm përmendet banka amerikane “JP Morgan”, por shqetësim ka shkaktuar edhe fondi “Thrive Eternal”, i drejtuar nga Joshua Kushner, vëllai i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.
UEFA ka reaguar ashpër: “Kjo kalon një kufi që institucionet drejtuese të futbollit nuk duhet ta kapërcejnë kurrë. Shpirti dhe qeverisja e futbollit nuk janë mallra për t’u shitur”. Infantino e ka mbrojtur projektin duke e quajtur “demokratizim të futbollit botëror” dhe mënyrën e vetme për të çliruar potencialin e pashfrytëzuar ekonomik.
Kritikët, megjithatë, shohin një lëvizje për të forcuar pushtetin e tij para zgjedhjeve të ardhshme për mandatin e katërt, deri në vitin 2031. Përplasja politike dhe ligjore sapo ka nisur, ndërsa fondet amerikane dhe saudite synojnë të afrohen me asetet më të mëdha të futbollit botëror.
The post E BUJSHME! Infantino nxjerr në shitje Botërorin, kuota për fondet amerikane të lidhura me Trump appeared first on Telesport.
