Carlo Ancelotti ishte një nga emrat e parë të kontaktuar nga Paolo Maldini dhe Leonardo për stolin e Italisë, por 67-vjeçari refuzoi direkt, pasi është totalisht i përfshirë në angazhimin që ka aktualisht si trajner i Brazilit, pavarësisht dështimit në Kupën e fundit të Botës.

Duke folur për Pedro Ivo Almeida të ESPN, Ancelotti sqaroi qëndrimin e tij: “Nuk është çështje kontrate; kjo nuk është arsyeja. Është sepse kam një angazhim ndaj CBF-së dhe këtij vendi, sepse ky vend më ka pritur kaq ngrohtësisht gjatë këtij viti të parë. Dua të qëndroj këtu.

Dhe e falënderova Federatën Italiane, sigurisht, por dua të qëndroj këtu sepse besoj se është e drejtë dhe e ndershme të qëndroj në një vend që më ka pritur kaq ngrohtësisht, në një institucion që më ka dhënë mundësinë të punoj siç duhet”, tha Ancelotti.

The post “Nuk është çështje kontrate”, Carlo Ancelotti zbulon arsyen e vërtetë pse refuzoi Italinë appeared first on Telesport.