Dinamo e ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë ndaj Aluminj, në ndeshjen e kthimit në raundin e dytë në Conference League.

“Blutë” e nisën vrullshëm takimin, duke iu afruar golit në minutën e 11-të. Lorenco Vila pengohet në afërsi të zonës së rreptësisë, goditja e Naser Alijit përfundon ngjitur me shtyllën e majtë.

Në minutën e 22-të, fati ishte në anën e Dinamos. Aluminij pati dy raste të mira shënimi. I pari u ndal nga Teqja, i dyti nga shtylla, që ndali goditjen me koke të Suso.

Në minutën e 24-të, Dinamo gjen golin me Lorenco Vilën, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Hekuran Berishës. SHIKOGOLIN

Në minutën e 42-të, Kelvi Qefalija dyfishoi shifrat me një gol spektakolar nga distanca, me një goditje të fuqishme me të djathtën. Topi përfundoi në rrjetë edhe falë devijimit të kundërshtarit. SHIKOGOLIN

The post Conference League: Dinamo e mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë, shumë pranë raundit të tretë appeared first on Telesport.