Gjatë takimit mes presidentit të UFC-së, Dana White, dhe presidentit serb Aleksandar Vučić, këtij të fundit iu dhurua një lahutë. Dhurata ka tërhequr vëmendje edhe për simbolikën e saj, pasi në Shqipëri dhe Kosovë lahuta konsiderohet një prej simboleve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, e lidhur ngushtë me këngët epike dhe traditën gojore.

Origjina dhe trashëgimia e lahutës vazhdojnë të jenë pjesë e debateve kulturore në Ballkan, ndërsa komunitete të ndryshme në rajon e konsiderojnë atë pjesë të traditës së tyre.

https://www.threads.com/share/BAkeuT6kCX/