Ndarja nga jeta e Franco Baresit u konfirmua zyrtarisht të premten, më 31 korrik, pas disa ditësh mes lajmesh dhe përgënjeshtrimesh. Kalvari i tij nisi rreth një vit më parë, kur Milani njoftoi se gjatë një kontrolli rutinë ishte zbuluar një nodul në mushkëri.
Më 3 gusht 2025, klubi bëri të ditur se Baresi iu nënshtrua një ndërhyrjeje mini-invazive për heqjen e nodulit. “Ndërhyrja shkoi me sukses dhe periudha pas operacionit kaloi pa komplikime. Më pas, specialisti onkolog rekomandoi një terapi konsoliduese me imunoterapi”, – njoftoi Milani. Vetë Baresi u shpreh: “Të dashur tifozë, do të më duhet pak kohë të rikuperohem. Faleminderit Milanit dhe të gjithëve për mbështetjen. Me përzemërsi, ju përqafoj”.
Pas operacionit ai ndoqi një cikël imunoterapie. Më 4 nëntor 2025 u rikthye në rrjetet sociale me mesazhin: “Rroftë jeta”.
Më 6 shkurt 2026, gjashtë muaj pas operacionit, Baresi hyri në “San Siro” me flakën olimpike në dorë, krah Beppe Bergomit, ndërsa Andrea Bocelli këndonte “Nessun Dorma”. “Ishte një nga emocionet më të forta të jetës sime sportive. Më e keqja ka kaluar, po rikthehem gradualisht në përditshmëri”, – deklaroi ai.
Ditët e fundit qarkulluan lajme për vdekjen e tij, fillimisht të mohuara nga Milani, derisa erdhi konfirmimi zyrtar, duke lënë një boshllëk të madh te tifozët kuqezinj dhe në botën e futbollit.
The post Kalvari i Franco Baresit, nga operacioni për nodulin në mushkëri deri te njoftimi i ndarjes nga jeta appeared first on Telesport.
