Paolo Maldini i ka kushtuar një mesazh prekës Franco Baresit, i cili u nda nga jeta sot, në orën 07:31, në moshën 66-vjeçare, një vit pas njoftimit për operacionin që kreu për një nodul në mushkëri.
Ish-kapiteni i Milanit e përshëndeti legjendën kuqezi me një postim në Instagram: “Sot ndiej të njëjtën ndjesi si sa herë që, për çfarëdo arsyeje, nuk mund të ishe në fushë pranë nesh: si do t’ia dalim pa kapitenin tonë? Më mësove të luftoj deri në frymën e fundit, çfarë do të thotë dashuria për fanellën dhe vlera e të qenit një lider i vërtetë. E bëre këtë me shembullin tënd çdo ditë: pak fjalë, por shumë vepra”.
Maldini kujtoi se Baresi e mbrojti dhe e udhëhoqi gjatë gjithë rritjes së tij si futbollist: “Më mbrojte kur isha fëmijë, më udhëhoqe si djalë dhe më frymëzove si burrë”.
Në fund, ai e cilësoi Baresin si futbollistin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë: “Ke qenë futbollisti më i fortë me të cilin kam pasur nderin të luaj. Do të na mungosh, kapiten, por drita e yllit tënd do të vazhdojë të na udhëheqë përgjithmonë”.
The post Mesazhi emocionues i Maldinit: “Më frymëzove si fëmijë, më udhëhoqe si djalë dhe më frymëzove si burrë” appeared first on Telesport.
