Në prag të miqësores ndaj Manchester City në Hong Kong, trajneri i Interit, Cristian Chivu, dërgoi një mesazh të qartë për drejtuesit në lidhje me merkaton: “Klubi e di si mendoj, na duhen lojtarë që ta rrisin nivelin e skuadrës. Duhet durim, sepse merkatoja është e gjatë. Ekipi është tashmë konkurrues, por duhet të marrim futbollistë të rëndësishëm për t’u përmirësuar. Të gjithë e dimë se ku na mungon diçka”.
Chivu iu referua veçanërisht krahut të djathtë, ku Denzel Dumfries ende nuk është zëvendësuar, ndërsa Diouf është në fazën e përshtatjes. Në mesfushë, trajneri rumun shpreson të sigurojë transferimin e Curtis Jones.
Me humor, ai iu drejtua edhe një gazetari anglez: “Do të ishte mirë sikur klubet tuaja t’i shpenzonin më shumë paratë jashtë Anglisë sesa brenda saj, ku çmimet janë shumë të larta. Megjithatë, ne arritëm të marrim John Stones, i cili i shton shumë mbrojtjes sonë për nga cilësia, eksperienca dhe personaliteti”.
Në fillim të konferencës për shtyp në stadiumin “Kai Tak”, Chivu kujtoi edhe Franco Baresin: “Kushdo që e do futbollin është i trishtuar për humbjen e një ikone të këtij sporti. Më vjen keq edhe për një njeri ende të ri që u largua nga jeta”.
The post Chivu: Klubi e di çfarë përforcimesh dua, na nevojiten lojtarë që rrisin nivelin, si Stones appeared first on Telesport.
