Përveçse një lojtar i madh, Leo Messi, gjithmonë ka treguar edhe anën tjetër njerëzore të tij, duke ndihmuar në fushata të ndryshme. Ylli argjentinas ka dhuruar 80,000 euro për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në zonat e shkatërruara nga zjarret që përfshiu kryeqytetin spanjoll, Madridin, gjatë javëve të fundit.

Isabel Díaz Ayuso, presidente e qeverisë rajonale të Madridit, e dha lajmin në rrjetet e saja sociale, duke falënderuar kapitenin e Argjentinës për gjestin.

Ayuso tha: “Leo Messi ka dhuruar 80,000 euro për të rindërtuar zonën Sierra Oeste në Madrid. Do të doja ta falënderoja dhe t’i thoja se njerëzit e Madridit mezi presin ta mirëpresin së shpejti dhe t’i japin duartrokitjet që meriton.”

Edhe pse flakët janë vënë nën kontroll, dëmi që kanë shkaktuar është shumë i madh.

The post “E mirëpresim së shpejti”, Leo Messi dhuron 80,000 euro për Madridin appeared first on Telesport.