Egnatia luan sonte në transfertë ndaj Shamrock Rovers në raundin e tretë kualifikues në Europa League. Të dyja ekipet vijnë si të eliminuara nga raundi i dytë kualifikues në Champions League dhe tani do të kërkojnë të vazhdojnë udhëtimin në Europë në këtë kompeticion.

Përsa i përket formacioneve zyrtare, Nevil Dede ka lënë sërish në stol kapitenin Albano Aleksin. Në vend të Arbenit Xhemajli i larguar për në Malajazi, është futur nga minuta e parë Alijev.

EGNATIA XI: Dajsinani; Aliev, Bitri, Sota; Jago, Diabate, Kryeziu, Medeiros, Haime; Gruda, Daniel

The post Aleksi sërish në stol, Egnatia kërkon rezultat pozitiv në Dublin. Formacionet zyrtare appeared first on Telesport.