Mbrojtësi i Juventusit, Pierre Kalulu, foli mbi sezonin e ri dhe skuadrën bardhezi në një intervistë për “La Stampa”, duke e krahasuar klubin me një film të famshëm: “Nëse Juventusi do të ishte një film? Do të ishte një ‘blockbuster’, kjo është e sigurt. E gjeta…, do të ishte 007. Nuk ka rëndësi cili film, vendoseni ju. Juventusi do të ishte James Bond, sepse James Bond mbetet gjithmonë James Bond dhe njerëzit do ta shohin gjithmonë. E dinë që, çfarëdo që të ndodhë, ai është një hero. Edhe për çështje stili”.
Për trajnerin Luciano Spalletti, francezi tha: “Mendoj se është një avantazh i madh për të gjithë. Me mënyrën e tij të punës dhe të të parit të futbollit, kur ke më shumë kohë për t’i shpjeguar gjërat, pa presionin e një ndeshjeje të nesërme, është gjithmonë pozitive si për atë që mëson, ashtu edhe për atë që të mëson”.
Sa iu përket objektivave, Kalulu ishte i qartë: “Duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, madje shumë më mirë. E dimë që ajo që arritëm nuk ishte e mjaftueshme. Duhet të jemi të motivuar dhe të karikuar, por edhe modestë dhe të kujtojmë gjithmonë se çfarë mund të ndodhë”.
The post Kalulu: Nëse Juventusin e karahasojmë me një film, do të ishte 007… appeared first on Telesport.
