Në një intervistë për suplementin e përjavshëm të L’Equipe, Diego Simeone analizoi rritjen që ka pësuar Atletico Madrid këto 15 vite, që argjentinasi ka marrë drejtimin e “Colchoneros”.

“Më parë, fitorja ishte një gëzim, tani është një lehtësim. Tani po vuaj sepse e kemi çuar klubin në një vend ku jemi më të ekspozuar, me pritje kaq të larta saqë përgjegjësia jonë është e madhe. Të kesh një sezon të mirë nuk është më e mjaftueshme,” tha trajneri argjentinas.

Kur u pyet për mundësinë e një dite për të drejtuar Real Madridin ose Barcelonën, “El Cholo” u përgjigj: “Njëra definitivisht nuk do të ndodhë. Tjetra, nuk mendoj kështu.”

The post Përgjigjja interesante e Diego Simeone nëse do të drejtojë Barcelonën ose Real Madridin një ditë appeared first on Telesport.