Akademia Alternative Learning Programs ofron mundësi të reja për të gjithë ata që janë në kërkim të një ndryshimi në karrierë ose duan të certifikojnë aftësitë e tyre ekzistuese. Edhe pse e vendosur në një qytet të vogël, Akademia ofron qasje në trende dhe njohuri globale profesionale, duke i zgjeruar perspektivat për të gjithë kandidatët e saj.

“Arsimi nuk përfundon kurrë, veçanërisht sot kur teknologjia ndryshon shpejt, duke hapur rrugën për profesione dhe sfida të reja”, theksojnë nga Akademia.

Përmes programeve inovative, Alternative Learning Programs ofron trajnim teorik dhe praktik, duke u mundësuar kandidatëve të fitojnë aftësi dhe njohuri që hapin rrugë për rritje të reja në karrierë. Fokusi i Akademisë është i drejtuar nga përmirësimi i vazhdueshëm dhe përshtatja e programeve në përputhje me trendet dhe nevojat globale.

“Synimi ynë është të mundësojmë që kandidatët tanë të kenë mundësi të pakufizuara – të jetojnë në Strugë, por të punojnë për klientë dhe kompani nga e gjithë bota”, thonë nga Akademia.

Alternative Learning Programs përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata që duan të jenë një hap përpara, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të fitojnë certifikata të njohura ndërkombëtare.