Superkupa e Europës që po zhvillohet në Slazburg mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villa-s është zhbllokuar shumë shpejt.
Në fakt, kampionëve të Champions League u kanë mjaftuar vetëm 20 minuta për të gjetur golin e avantazhit.
Një gol që është shënuar nga Kvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani është futur në zonë dhe ka mposhtur portierin Bizot me një goditje të fuqishme.
PSG-Aston Villa 1-0 Kvaratskhelia
Reagimi i Aston Villa-s ka ardhur në fundin e pjesës së parë kur 17-vjeçari Brian Madjo, në debutimin e tij më klubin anglez, ka barazuar për ekipin e Emery.
Një gol i merituar për Villa-n që kishte shkuar afër golit disa herë pikërisht me Madjo.
Anglezi
PSG-Aston Villa barazimi i Madjo
Sulmuesi anglez është bërë lojtari më i ri që shënon gol në Superkupën e Europës.
The post Kvaratskhelia ndëshkon Villa-n me super gol, 17-vjeçari shtang PSG me një gol historik (Video) appeared first on Telesport.
