Khvicha Kvaratskhelia, sulmuesi i Paris Saint-Germain, u intervistua nga “Sky Sport” pas finales së Superkupës Evropiane kundër Aston Villa ai realizoi një nga dy golat e kampionëve të Europës, në fitoren 2-1 ndaj anglezëve.
“Është pozitive të fillojmë sezonin me një trofe, por duam të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha. Kam pasur më shumë ditë pushim sesa shokët e mi të ekipit, por shpresoj të jem në Kupën e Botës të ardhshme” tha Kvaratskhelia.
Më tej, gjeorgjiani shtoi: “Kam pasur kohë për të pushuar, jam në formë të shkëlqyer dhe kam punuar shumë për të qenë gati për fillimin e sezonit.”
I pyetur nëse synon Topin e Artë, ai tha: “Është gjithmonë kënaqësi të shoqërohesh me një çmim si ky, por ka shumë lojtarë të tjerë në ekip që e meritojnë. Jam i lumtur me sezonin që kam pasur. Disa thonë se e meritoj, por do të shohim çfarë ndodh
Në fund, Kvaratskhelia zbulon edhe objektivin e madh të PSG: “A është qëllimi të fitojmë një titull të tretë të Ligës së Kampionëve? Sigurisht, por do të jetë e vështirë. Ndaj, duhet të punojmë shumë çdo ditë.”
The post Kvaratskhelia: Njerëzit thonë se e meritoj Topin e Artë, objektivi është Champions i tretë radhazi appeared first on Telesport.
