Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, nuk është ende kandidat për presidencën e FIFA-s, por emri i tij është përfshirë në listën e mundësive në rast se Gianni Infantino largohet nga posti.

Pas triumfit të PSG-së 2-1 ndaj Aston Villa në Superkupën e UEFA-s, Al-Khelaifi u pyet për mundësinë e marrjes së kreut të FIFA-s: “Unë pasardhës i Infantinos? Jam shumë, shumë i lumtur si president i PSG. Ndihem i lumtur të vazhdoj këtu”.

Ndërkohë, Al-Khelaifi ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Aleksander Čeferin, presidentin e UEFA-s dhe një nga kundërshtarët kryesorë të Infantinos. Ata ndoqën së bashku ndeshjen dhe diskutuan situatën në drejtimin e futbollit botëror, si dhe Kupën e Botës për Klube 2029.

Sipas raportimeve, UEFA po e shtyn Al-Khelaifin të kandidojë për të sfiduar Infantinon në zgjedhjet presidenciale të marsit 2027.

The post PSG fiton gjithçka, nuk lë asgjë për të tjerët. Al-Khelaifi, president i FIFA-s? Ja përgjigjja e tij appeared first on Telesport.