Pasi mbërriti si portieri i dytë, Matvey Safonov tani është portieri titullar për Paris Saint-Germain. Ai shfrytëzoi pasiguritë e Chevalier dhe tani është një figurë e rëndësishme në portën e skuadrës së trajnerit Luis Enrique.

26-vjeçari, i ardhur nga Krasnodar për 20 milionë euro, foli pas triumfit 2-1 ndaj Aston Villa në finalen e Superkupës së Europës. Ai thuri elozhe për trajnerin Luis Enrique, që solli dy tituj radhazi të Champions League.

Ai ka një mendje shumë të hapur. Ai është gjithmonë i gatshëm të eksperimentojë dhe të përshtatet. Ai mendon shumë për futbollin dhe kërkon vazhdimisht të evoluojë mënyrën tonë të të luajturit“, shpjegon Safonov.

Sezonin e kaluar, ne provuam gjëra të reja, gjëra që ndoshta nuk ishin parë askund tjetër. Është një nga cilësitë më të mëdha të trajnerit tonë“, tha rusi që pranon se sekreti ka qenë ndërtimi i një kultur e fituese.

Sezonin e kaluar, kuptova diçka: fituam çdo trofe të mundshëm, përveç Kupës së Francës. Kur kuptova se nuk do ta fitonim, pata një ndjesi të çuditshme. I thashë vetes: ‘Diçka nuk shkon’”, deklaroi portieri i PSG.

Ishte në atë moment që kuptova se doja të fitoja gjithçka. Doja të luftoja për çdo trofe të vetëm. Sot, besoj se kjo është pjesë e mentalitetit të PSG të dalësh atje për të fituar çdo ndeshje dhe të përpiqesh të fitosh të gjithë titujt“, tha Safonov.

The post “Duam të fitojmë të gjitha trofetë, ky është mentaliteti që udhëheq PSG kur hyjmë në fushë” appeared first on Telesport.