Kryeministri Hristijan Mickoski pret fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë në fund të këtij muaji. Ai thotë se më në fund janë plotësuar të gjitha kushtet dhe punimet do të fillojnë së shpejti. Mickoski tha se po ashtu se në shtator do të fillojë ndërtimi i pjesës së autostradës Bukojçan-Kërçovë, pjesë e Korridorit 8. Gjithsej ai tha se po ndërtohen gjashtë segmente autostradash.

“Këtë muaj edhe zyrtarisht do të fillojë ndërtimi pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat formale që lidhen me pjesën e autostradës Bllacë-Shkup. Mendoj se fillimi është caktuar për më 26 gusht, mos më merrni për fjale por mendoj se ajo ishte data. Përfundimisht ky projekt i dekadës që ishte paralajmëruar, ka realizues përsëri një kompani vendore, kemi mbikëqyrës dhe të gjitha kushtet janë plotësuar që të fillojë ndërtimi i kësaj autostrade.” – Hristijan Mickoski, Kryeministër.

The post Mickoski: Janë plotësuar të gjitha kushtet për Shkup-Bllacë appeared first on Alsat.