Një zjarr ka përfshirë zonën mbi fshatin Vërzhallë. Në terren janë angazhuar ekipet e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, së bashku me dy automjete të specializuara nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ekipet po punojnë për parandalimin e përhapjes dhe vënien e zjarrit nën kontroll. Për shkak të terrenit të paarritshëm, për nesër në mëngjes është planifikuar edhe ndërhyrje ajrore, në varësi të kushteve meteorologjike.
Ekipet do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë natës për monitorimin dhe reagimin në rast të përkeqësimit të situatës.





