Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, duke marrë tre pikët në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit.

Vendasit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 60-të, kur sulmuesi Hristijan Maleski realizoi për epërsinë 1:0. Maleski pati edhe dy mundësi të tjera ideale për të dyfishuar avantazhin e Strugës, por në të dyja rastet portieri i Vardarit, Taleski, ishte në lartësinë e detyrës.

Vardari kërkoi golin e barazimit deri në fund dhe mundësinë më të mirë e pati në minutën e 96-të. Kryeqytetasit fituan një penallti, por David Babunski nuk arriti ta shndërrojë atë në gol, duke humbur mundësinë për të marrë të paktën një pikë nga kjo përballje.

Në fund, Struga Trim Lum ruajti avantazhin minimal dhe regjistroi një fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Vardarit, në një derbi të luftuar deri në sekondat e fundit.