Ndërsa pret rikthimin në pistën e Zandvoort këtë fundjavë, pas pushimeve verore, gjysma e parë e kampionatit të vitit 2026 nuk ka qenë shumë pozitive për George Russell. Piloti britanik i Mercedes shënoi dy fitore (Australi dhe Austri), por këto janë lënë në hije nga forma e jashtëzakonshme e shokut të tij të skuadrës Kimi Antonelli.
Kësaj i shtohen edhe rezultatet më të qëndrueshme të Lewis Hamilton, aktualisht i dyti në kampionat, pak përpara Russell, i cili e kishte filluar kampionatin duke synuar titullin e tij të parë botëror. Prandaj, sezoni nuk po shkon sipas planit për britanikun, që kohët e fundit kërkoi mbështetje për të përmirësuar performancën e tij në pistë.
28-vjeçari anglez, pranoi se po takohet me psikologun e tij sportiv pikërisht për këtë qëllim, por jo vetëm kaq: “Kam deklaruar publikisht se kam punuar me një psikolog sportiv me të cilin kam bashkëpunuar për disa vite. Kam punuar me një psikolog sportiv që nga viti 2020”.
“Qëllimi kryesor ishte të më ndihmonte të jepja më të mirën time, por edhe të mbështesja njerëzit me të cilët punoj, për të menaxhuar më mirë presionin e një fundjave gare ose për të kanalizuar energjinë time gjatë gjithë sezonit. Kjo mbështetje nuk është e nevojshme vetëm në momentet më të vështira
Më tej, ai tha: “Jam shumë me fat që kam një grup njerëzish fantastikë pranë meje. Të dashurën time (tani e fejuara), Gwen Lagrue, Toto Wolff. Këta njerëz më kanë mbështetur gjithmonë. Kjo ndihmon, por më kujton edhe atë që jam i aftë të bëj. Kur mendoj për karrierën time, mendoj për sukseset e mia; kujtoj atë që mund të bëj. Kjo më jep besim dhe siguri.”
The post Russell pranon vështirësitë: Kam që në vitin 2020 që punoj me një psikolog, e di se çfarë jam i aftë të bëj appeared first on Telesport.
