Pas largimit të Tijjani Reijnders dhe të Rodrit, Manchester City po përgatitet për një tjetër shitje të dyfishtë. Sipas The Athletic, Manchester City ka amrrë një ofertë prej 150 milionë eurosh nga Tottenham për dy lojtarë: Savinho dhe Omar Marmoush.

Braziliani dhe egjiptiani nuk bëjnë pjesë në projektin e udhëhequr nga Enzo Maresca, ndaj mund të largohen këtë verë. Përfaqësuesit zyrtarë të të dy klubeve po punojnë për detajet e fundit për finalizimin e kësaj lëvizjeje të dyfishtë.

Oferta është e tillë, 100 milionë euro për Savinho dhe 50 milionë euro për Marmoush. Në rast finalizimi të kësaj goditjeje të dyfishtë, Tottenham do të jetë klubi me shpenzimet më të mëdha në këtë merkato, rreth 450 milionë euro.

The post Maresca fillon “spastrimin” te Man. City, 150 milionë euro në tavolinë për shitjen e dyfishtë appeared first on Telesport.