Carlos Alcaraz më në fund do të rikthehet në fushë! Kampioni spanjoll i tenisit e bëri zyrtare paraqitjen e tij në grand slam-in e US Open me një mesazh në profilet e tij në rrjetet sociale: “Po kthehem”.
Ky lajm u prit shumë nga fansat e tij pas një dëmtimi në kyçin e dorës prillin e kaluar (në turneun e Barcelonës), i cili e detyroi Carlos të tërhiqej dhe të humbiste si Roland Garros ashtu edhe Wimbledon.
Në prill, Alcaraz pati një inflamacion i rëndë i mbështjellësit sinovial që mbulon dhe mbron tendinat e kyçit të dorës. Ky problem shkaktohet nga mbingarkesa funksionale dhe lëvizjet e vazhdueshme të rrotullimit të dorës.
Rikuperimi kërkoi trajtim të gjatë dhe rigoroz, duke përfshirë përdorimin e një mbajtëseje të ngurtë, pushim të plotë nga aktiviteti atletik dhe fizioterapi të synuar për disa muaj. Në javët e fundit, ai është stërvitur në fushat e Murcia.
Reagimet pozitive e kanë bindur Alcaraz të marrë pjesë në Grand Slam-in e fundit të sezonit, duke filluar më 30 gusht, ku ai do të mbrojë titullin që fitoi vitin e kaluar në finale kundër Sinner.
The post Alcaraz njofton rikthimin e tij në fushë pas 4 muajsh i dëmtuar, spanjolli do të luajë në US Open appeared first on Telesport.
